Template:Appeal/default/sq
Koha erdhi. Template:AppealTimeLeft
Tani jemi në atë pjesë të vitit në të cilën njerëz nga e gjithë bota mblidhen se bashku për të mbështetur dhe mbrojtur projektin Wikipedia.
Sikur çdonjëri nga ata që lexon këtë mesazh të dhuronte $10, mbledhja e fondeve do të mbaronte sot. Por jo të gjithë mund ose duan të dhurojnë dhe kjo është diçka normale sepse çdo vit një sasi e mjaftueshme njerëzish e mbështesin Wikipedia-n me një kontribut të vogël.
Ju lutem, jepni një kontribut prej $5, $20, $50 ose çfarëdolloj shume tjetër që keni mundësi në mënyrë që të mbroni dhe të mbështesni Wikipedia-n.
Google mund të ketë në zotërim rreth një milion serverë. Yahoo ka rreth 13.000 punonjës. në kemi 679 serverë dhe vetëm 95 punonjës.
Wikipedia është faqja e pestë më i vizituar në internet, çdo muaj në shërbim të 470 milion njerëzve nga e gjithë bota – faqet e shikuara janë me miliarda.
Tregtia është diçka normale. Reklamat nuk janë “mëkat”. Por ato nuk kanë vend këtu. Jo tek Wikipedia.
Wikipedia është diçka e e veçantë. Ajo është si një bibliotekë ose një park publik. Ajo është si një tempull për mendjen. Ajo është një vend ku të gjithë mund të shkojnë për të menduar, për të mësuar, për të ndarë njohuritë tona me të tjerët.
Kur themelova Wikipedia-n, mund ta kisha bere kompani fitimprurëse duke vendosur reklama në faqet e saj, por në vend të kompanisë private vendosa të bëj diçka ndryshe. Kemi punuar shumë gjatë viteve për ta mbajtur atë të pastër dhe të rregullt. në realizojmë qëllimet tona, mbeturinat ua lëmë të tjerëve.
Këtë vit, ju lutem merrni në konsiderate mundësinë për të dhënë një kontribut për të mbrojtur dhe mbështetur Wikipedia-n.
Faleminderit,
Jimmy Wales
Themeluesi i Wikipedia-s