Template:Appeal/Alan/sq

Revision as of 18:59, 28 February 2019 by Pcoombe (talk | contribs) (Adding title)

Nga autori në Wikipedia Alan Sohn

Unë kam krijuar 2,463 artikuj në Wikipedia dhe që të gjithë pa pagesë.

Unë jam këshilltar sistemesh dhe punoj për sisteme kompjuterike financiare të përmasave të mëdha. Nëse koha që kam shpenzuar në Wikipedia do të kthehej në para, atëherë shuma do të kapte shifra qindra mijëra dollarë.

Sidoqoftë, nuk është paraja ajo që më nxit. Tek Wikipedia paguhesh me tjetër monedhë. Informacioni jepet falas prej meje dhe prej mijëra redaktoreve të tjerë që e bëjnë këtë gjë me gjithë qejf. Të gjithë ne e dimë që bota është një vend më i mirë sot për shkak se ai informacion ofrohet falas.

Natyrisht që infrastruktura që e mbështet gjithë atë informacion nuk është falas, prandaj dhe ne në Wikipedia, një herë në vit kërkojmë kontribute. Nuk ka reklama tek Wikipedia, nuk ka figura që vetëtijnë, nuk ka asgjë në anë të faqes, ne nuk i shesim askujt asgjë. Wikipedia ka mbetur jashtë ujdive tregtare.

E vetmja gjë për të çilen kemi nevojë është kontributi juaj me $5, €10, ¥1000 ose çfarëdolloj shume tjetër që keni mundësi, në mënyrë që ta mbajmë këtë informacion të arritshëm për ju.

Infrastruktura që mbështet Wikipedia-n është aq e thjeshtë sa s’ka ku të vejë më. Google mund të ketë në zotërim rreth një milion serverë. Yahoo ka rreth 13.000 punonjës. Ne kemi 679 serverë dhe vetëm 95 punonjës.

Wikipedia zë vendin e 5-të në internet , çdo muaj në shërbim të 470 milion njerëzve nga e gjithë bota dhe faqet e shikuara janë me miliarda Kështu si funksionon ekonomia sot, është e logjikshme të mendosh që njerëzit punojnë vetëm për para. Si mund të paraqitet njeri në punë nëse nuk paguhet?

Tek Wikiepdia, dëshira për të bashkëpunuar dhe përmirësuar dijen është përdorur për të krijuar një burim të paçmueshem. Kultura nuk i përket atij që paguan më shumë. Informacioni që merr është i saktë dhe paanshëm. Kurdo që të kesh nevojë, i organizuar, i plotë, i dokumentuar, me referenca të bollshme dhe i përditësuar.

Unë kam përshtypjen që leverdia është shumë e madhe.

Faleminderit,


Alan Sohn
Autor në Wikipedia